“Eventi i kulinarisë”/ Shpallet fituesi i Black Box
Pas dhjetë javësh të “Black Box”, një rubrikë e cila ka ngjallur mjaft interes, sot ishte puntata finale. Ky program, i cili mund të konsiderohet si një risi për ekranet shqiptare, ka arritur të mbërthejë amvisat pas ekranit por jo vetëm.
Drejtuesi i programit, Ardit Gjebrea e quajti puntatën e sotshme, një “event kulinar”, ku ishin të ftuar të gjithë shefat pjesëmarrës në garë përgjatë këtyre javëve. Ai vijoi me falenderime për shefat Ilir Hysaj, Armand Alushi, Arjaldo Merko, Arti Sejdini dhe Tedi Çopja. Dy shefat të cilët arritën të triumfojnë duke u bërë pjesë e finales, ishin Gledis Qershori dhe Ermal Lohja. Rregullat e garës: Përbërësi sekret i fshehur në kutinë e zezë, ishte peshku gjuzë. Shef Ermali përzgjedh këtë recetë: Ndërkohë që shef Gledisi zgjedh ta gatuajë peshkun gjuzë në këtë mënyrë: Nën survejimin e shef Maggi dhe dietologes Blerina Bombaj Troci, shefat përgatisin pjatat e tyre për t’ia servirur jurisë. Shef Maggi: Ky është momenti më i vështirë, sepse të gjithë shefat janë treguar shumë profesionistë. Por gara ka vetëm një fitues. Me vetëm 1 pikë në avantazh, shef Gledis shpallet fitues i garës “Black Box”. /tvklan.al