Parlamenti voton Evgjeni Basharin si kreun e ILDKPKI


Parlamenti voton Evgjeni Basharin si kreun e ILDKPKI

14:26 23/12/2020

Votohen ndryshimet në Kodin Penal sipas marrëveshjes së 5 Qershorit

Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi këtë të mërkurë Evgjeni Basharin si drejtuese e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Bashari ka mbajtur postin e Sekretares së Përgjithshme e këtij inspektorati dhe zëvendëson Shkëlqim Ganajn.

ILDKPKI është ngritur 17 vite më parë dhe bën kontrollin e pasurisë së të gjithë zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar.

Pas Reformës në Drejtësi ka marrë një rol të rëndësishëm sa i takon kontrollit të pasurisë dhe konfliktit të interesit për të gjithë magjistratët që kalojnë në procesin e vettingut.

Në këtë seancë u miratuan dhe ndryshimet në Kodin Penal të dakordësuara në marrëveshjen e 5 Qershorit.

Po ashtu u miratuan dhe ndryshimet në ligjin për sigurimet shoqërore që i mundëson sipas Aktin Normative të qeverisë familjes së Klodian Rashës apo çdo qytetari tjetër që mbetet viktimë e policisë në rrethana të tilla që cilësohen aksidentale të përfitojnë pension të posaçëm.

Gjithashtu Kuvendi ka mbyllur këtë sesion parlamentar dhe pritet të kthehet më 18 Janar të 2021-shit/tvklan.al






Të ngjashme