Evi Reci feston sot 30 vjetorin e lindjes: Kam vendosur të mos rritem kurrë
Ditën e sotme moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Evi Reci feston ditëlindjen. Por ky 30 vjetor nuk është aspak ashtu sikurse ajo e kishte menduar.
Evi është e detyruar që këtë ditëlindje ta festojë brenda në shtëpi, për shkak të pandemisë.
Evi përmes një postimi në Instagram shprehet se pandemia mbylli kufij dhe përqafime, por nuk mundi dot të mbyllë shpresën sepse në këtë periudhë njerëzit u afruan edhe më shumë me njëri-tjetrin.
Madje në postimin e saj, këngëtarja bëri të ditur se ka marrë edhe vendimin të mos rritet kurrë.
“Unë jam Evi dhe sot kam vendosur të mos rritem. Sa bukur kur bën plane për datën 30 Prill dhe që do të mbushësh 30 vjec, koinçidencë e bukur apo jo? Do e festoje me njerëzit e tu të zemrës, një festë me muzikë dhe të qeshura. Por pandemia nuk pyet sa vjeç mbush ti dhe mbyll kufij dhe përqafime. Por nuk mbyll shpresën sepse njerëzit në këtë kohë u deshën më shumë, u dashuruan më shumë, u afruan më shumë. Ashtu siç vendosa të bëj dhe unë me veten time: ta dua veten dhe ta dashuroj më shumë. Jeta do çmenduri, një Zot dhe dashuri. Unë nuk do rritem kurrë, do vazhdoj të ha në mëngjes cornflakes me qumësht tek tasi me micky mouse, do vazhdoj të ha vezën e çokollatës për të parë lodrën brenda, do vazhdoj të këndoj dhe të kërcej në dhomën time me kufje këngët e viteve 90, do vazhdoj të strukem si bebe tek prehri i prindërve të mi, që për ata jam prapë e vogël. Do të numëroj kohën mbrapsht. Mos më gjyko sepse kam vendosur të mos rritem”, shkruan Evi bashkëngjitur një fotoje nga fëmijëria./tvklan.al