Evidentohen 800 ndotës të lumenjve


Evidentohen 800 ndotës të lumenjve

15:20 01/11/2017 https://youtu.be/2y2Ck3sNs0o

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit  Blendi Klosi ka ngritur gishtin e akuzës drejt inspektorëve të mjedisit se kanë përpiluar raporte fiktive, në një kohë që gjendja e ndotjes në mjedis është në nivele alarmante.

Sipas tij janë evidentuar 800 ndotës të mëdhenj që kanë të bëjnë me shtretërit e lumenjve apo me përdoruesit e ujit të cilat në letrat zyrtare rezultojnë se janë korrektë me kontratën mjedisore, por në realitet e vërteta është krejt ndryshe. 

“Ndotësit mjedisorë nuk janë anonimë. Po të shikosh të vërtetën, ajo është krejt tjetër në raportet që vijnë në zyrat tona të administratës.  Lumenjtë tanë fatkeqësisht vazhdojnë të jenë landfillet publike të shumë ish-komunave që mbetjet vazhdojnë t’i derdhin në lumë”.

Duke i fajësuar se kjo situatë mjedisore është si pasojë e mosveprimit të strukturave shtetërore, kreu i turizmit dhe mjedisit, ju la afat  inspektorëve që brenda datës 20 Nëntor të kenë evidentuar të gjithë zonat e ndotura me qëllim krijimin për herë të parë të hartës së papastërtive .

Tv Klan

 






Të ngjashme