“Ezel” baba për herë të parë: Edhe dy muaj kanë mbetur
Aktori i njohur turk, Kenan Imirzalioglu, ose siç e njohim ndryshe si “Ezel”, së shpejti do të bëhet baba.
Sipas mediave turke, bashkëshortja e tij Sinem Kobal është në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël. Gjatë gjithë kësaj periudhe ajo është përpjekur të qëndrojë larg syrit të mediave. Por pas 7 muajsh, çifti është fotografuar për herë të parë në publik.
Ajo që bie në sy nga fotot e publikuara është barku i rrumbullakosur i Sinem. Ata shfaqen të kapur për dore dhe mjaft të kujdesshëm për sa i përket respektimit të masave ndaj Covid-19, pasi kishin vendosur maska.
“Fatmirësisht çdo gjë po shkon mirë. Edhe dy muaj kanë mbetur. Zoti na ruajtë nga syri i keq. Shtatzënia ia ka shtuar bukurinë”, është shprehur aktori./tvklan.al