Fabrika e bukës në ndihmë të refugjatëve kosovarë (30 Mars 1999)
Intervistë me një drejtues të Fabrikës së Bukës, i cili flet për ndihmën që jep kjo fabrikë për të dërguar bukë për refugjatët e ardhur nga Kosova, në Kukës.
Gazetarja: Prej ditësh ju keni ndërmarrë një operacion, keni çuar bukë në Kukës. Sa ka arritur shifra totale deri sot?
Një përfaqësues i Fabrikës së Bukës: Neve dje dërguam rreth 8 mijë copë bukë që ikën me makinat e Ushtrisë dhe me ato të Policisë. Vajtën direkt në Këshillin Popullor të Rrethit të Kukësit të cilët bëjnë dhe shpërndarjen. Kemi marrë masat sot të vemë dhe linjat rezervë që kishim dhe që në mëngjes janë nisur 6 mijë copë bukë me makinat e Ushtrisë, 2500 copë i ka marrë UNHCR-ja me miellin që kanë sjellë ata vetë dhe 6 mijë do të nisen deri në orën 2. Pra janë marrë masat sot që të ikin rreth 14 mijë e 500 bukë.
Gazetarja: E gjitha kjo për në Kukës. Megjithatë mos të harrojmë që një situatë emergjente është edhe në Tiranë, kemi një fluks të madh të ardhurish nga Kosova. Në lidhje me këtë si mendoni ta përballoni?
Përfaqësuesi i Fabrikës së Bukës: Pyetja është e drejtë. Neve pa prekur nevojat për Tiranën, se në furnizojmë dhe Ushtrinë e Tiranës, dhe Gardën e Republikës edhe 80 dyqane të tjera që i furnizojmë ne si ndërmarrje, se ne jemi ndërmarrje shteti me kapital më të madh shtetëror. Dhe kemi marrë masa jo vetëm për të siguruar bukën por dhe një sasi të madhe mielli që të sigurojmë dhe rezervën për prodhimin në vazhdimësi. /tvklan.al
Gazetare: Eni Vasili