Fabrika e Coca-Cola në Shqipëri – (18 Qershor 1999)


Fabrika e Coca-Cola në Shqipëri – (18 Qershor 1999)

20:31 18/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Coca-Cola ka përmbajtje kancerogjene. Pas mishit të pulës me prejardhje belge edhe pijet jo alkolike kanë rezultuara nga kontrollet e bëra me përmbajtje kancerogjene. Shumë stabilimente të Coca-Colas në Belgjikë, Francë e Itali janë bllokuar nga epidemiologët dhe mjekët që po studiojnë mbi dioksinën. Edhe stabilimenti i vetëm i Coca-Colës në Shqipëri lëndën e parë të prodhimit e merrë nga këto vende.

Ministria Shqiptare e Shëndetësisë ka urdhëruar bllokimin e konsumimit të pijes të njohur freskuese që vjen nga këto vende, por nuk kanë menduar asnjë bllokim të përkohshëm mbi stabilimentin e Coca-Colës që furnizon gjithë Shqipërinë.

Stabilimenti i Coca-Colës në Tiranë është filiali i një shoqërie Italiane që ka stabilimentet e saj në Itali, të cilat u janë nënshtruar kontrolleve për pijet që prodhojnë dhe pezullimin e aktivitetit të përkohshëm sat ë përfundoj gjithçka.

Vetëm në Shqipëri asnjë grup specialistësh të Ministrisë së Shëndetësisë nuk ka kontrolluar kampionët e Coca-Colës së prodhuar këtu duke shtuar më shumë rrezikun e përhapjes së dioksinës së tmerrshme kanceroze. Përpara shëndetit dhe jetës së njerëzve të pafajshëm nuk duhet patur frikë të urdhërohet qoftë dhe mbyllja e një fabrike që pjell sëmundje./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme