Fabrika e këpucëve Gjirokastër në proces privatizimi (7 Maj 2000)


Fabrika e këpucëve Gjirokastër në proces privatizimi (7 Maj 2000)

14:51 07/05/2000

330 punëtorët e ndërmarrjes së përbashkët shqiptaro-greke në Gjirokastër “Rektor Albania” kanë kaluar në asistencë lokale jashtë dëshirës së tyre dhe janë ndaluar të hyjnë në fabrikën e lëkurëkëpucëve. Drejtori i palës shqiptare Flamur Çani thotë se dokumentacioni nevojshëm që pjesa shqiptare e ndërmarrjes të kalojë në proces privatizimi ka përfunduar dhe ndodhet në Ministrinë e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit. Por kryetari i Këshillit Sindikal Vaso Vasili pohon se ortaku grek në bashkëpunim me palën shqiptare ka eliminuar pjesë të teknologjisë nga kapitali i palës shqiptare dhe janë zëvëndësuar nga makineri të konsumuara të blerë nga ortaku grek për të ngritur vlerën e kapitalit të tij.

Sindikalistët kanë realizuar disa greva për të sensibilizuar pushtetin lokal, Ministrinë Publike dhe të Privatizmit që procesi i privatizimit të mos lerë në rrugë 330 punëtorët e kësaj ndërmarrje. Por procesi i kësaj fabrike ka nxjerrë në pah përplasjen me 52 trashëgimtarët e ish pronarëve Papa Vangjeli. Në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak anëtarët e këshillit të nisura nga kërkesat e shumta për mungesë kompetencash kanë marrë në diskutim vetëm kërkesën për shkarkimin nga detyra të drejtorit Flamur Cani. Por me dy vota më shumë Çani mbetet përsëri në detyrën e drejtorit. Pas kësaj sindikalistët kërcënojnë me grevë urie ndërsa afati i mëtejshëm i privatizimit duket se do të kushtojë një kohë më të gjatë./tvklan.al






Të ngjashme