Facebook dëbon modelen me përmasa të mëdha
Facebook ka dëbuar nga faqja e saj, një publicitet që shfaqte një modele të masës XL.
Foto e modeles Tess Holliday me bikini është hequr nga faqja, sepse është konsideruar e papërshtatshme, sepse sipas Facebook, ajo “ tregon trupin në mënyrë jo të dëshirueshme”
Një grup feministesh nga Australia i njohur si “Cherchez La Femme”, ka thënë se ‘Reklamat nuk mund të përcaktojnë gjendje e shëndetit apo peshës trupore, si të përsosur apo të padëshirueshme”
Ndërkohë që faqja Facebook është përgjigjur se, ‘Publicitet si këto nuk mund të lejohen, sepse ato bëjnë shumë nga shikuesit të ndihen keq për veten e tyre”
Sipas termave dhe rregullave të Facebook në lidhje me reklaminin në këtë faqe, ky publicitet tregon “ sasi të tepërt të lëkurës’.
Por shumë prej grave kanë reaguar negativisht duke thënë se Facebook nuk mund të bëhet policia e trupave të grave, duke përcaktuar standardet e pranueshme përsa i përket bukurisë femërore./tvklan.al