Facebook detyron përdoruesit të shkarkojnë Messenger-in


Facebook detyron përdoruesit të shkarkojnë Messenger-in

10:30 08/06/2016

Rrjeti social, Facebook, do të detyrojë përdoruesit e saj për të shkarkuar aplikacionin “Messenger” këtë verë. Nëse ju dëshironi të flisni privatisht me dikë, duhet të shkarkoni aplikacionin, në të kundërt nuk do të mund të lexoni dhe të ktheni përgjigje ndaj mesazheve.

Sipas “TechCrunch”, duke nisur nga vera, të gjithë përdoruesit duhet të shkarkojnë “Messenger-in” zyrtar, nëse ju pëlqen apo jo.

“Përdorimi i aplikacionit Messenger është i shpejtë dhe do vazhdojmë të sjellim risi të reja për 900 milion përdorues”, bëri të ditur kompania “TechCrunch”. Disa përdorues të Facebook zgjedhin të kenë akses nëpërmjet browserit të telefonit për ruajtjen e baterisë, ose për shkak të mospëlqimit të “Messenger-it”.

Messengeri mund të jetë i bezdisshëm, sepse çdo herë që dikush ju shkruan, ajo shfaqet në ekranin e telefonit tuaj dhe ju duhet të prekni ikonën për ta larguar. Megjithatë përdoruesit e aplikacionit, kanë hedhur shqetësimin e privatësisë dhe sigurisë, e cila mund të cënohet nga Hacker-sat./

tvklan.al






Të ngjashme