Facebook vjen me një tjetër risi

Berlin, Germany - February 08: In this photo illustration the app of Facebook is displayed on a smartphone on February 08, 2016 in Berlin, Germany. (Photo Illustration by Thomas Trutschel/Photothek via Getty Images)

Facebook vjen me një tjetër risi

18:39 08/07/2016

Mesazhet që dërgoni në Facebook së shpejti do të kenë mbrojtje shtesë kundër  “përgjuesve”, me një opsion të ri të koduar, i quajtur  “biseda sekrete”.

Një bisedë që është e koduar mund të lexohet vetëm nga dërguesit dhe pranuesit e mesazhit, duke parandaluar zbatimin e ligjit të mesazheve me përmbajtje intime  apo edhe të vetë Facebook nga të qënurit në gjendje për ta “kapur” mesazhin.

Bisedat sekrete  nuk do të jetë të vlefshme menjëherë për të gjithë, pasi punonjësit e rrjetit social “Facebook” kanë thënë se do të planifikojnë  ta vendosin tek një numër i vogël i përdoruesve për testim, para se të jetë në dispozicion të të gjithëve, gjatë verës.

Kodimi i mesazheve ishte më parë një temë e vogël, por gjithnjë e më shumë është rritur shqetësimi  mbi privatësinë  dhe vëzhgimin nga të tjerët të mesazheve personale.

Kështu, Facebook është bashkuar me një mori aplikacionesh të tjera të mesazheve duke u dhuruar përdoruesve  “qetësinë e mendjes”.

Përveç mesazheve të koduara nëpërmjet “mode secret”,  do të jetë mundësia që mesazhin mund ta vendosni vetë me kohë-matës.

Facebook Messenger ka mbi 900 milion përdorues aktiv këtë muaj, duke e bërë këtë risi një hap të suksesshëm mbi privatësinë e të gjithëve.

Kjo risi e Facebook Messenger duket se ka ardhur në kohën e duhur, pasi ajo është përballur kohët e fundit me kritika nga vëzhguesit,  mbi përmbajtjet intime të përdoruesve.

/tvklan.al






Të ngjashme