Fadroma përplas për vdekje këmbësorin në Tiranë
Një 58-vjeçar është përplasur për vdekje nga një fadromë në kryeqytet.
Viktima është me iniciale Xh.L., thotë Policia e Tiranës, e cila sqaron se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ramazan Gaxherri” në zonën e Linzës rreth orës 10:10.
Fadroma drejtohej nga 52-vjeçari me iniciale K.F. Në vendngjarje ka shkuar policia, ndërsa drejtuesi i fadromës po pyetet lidhur me shkaqet e këtij aksidenti me pasojë vdekjen. /tvklan.al