Fakuleteti Filologjik ende nuk ështe gati për studentët e tij (11 Janar 1999)
Fakulteti Filologjik vazhdon “bujtjen” në fakultete të tjera. Studentët e këtij fakulteti po mbarojnë shkollën që më pas do t’ju quhet histori-filologji në një tjetër fakultet të ri, ekonomi – gjeologji.
Rikonstruktimi i shkollës i filluar vitin e ri shkollor, ishte planifikuar të mbaronte brenda 25 Dhjetorit por mesa duket studentët e kësaj shkolle do të vazhdojnë të kryejnë mësimin deri në orët e vona të pasdites, herë me drita e herë pa to.
Firma që ka fituar tenderin i ka zvarritur punimet për shkak të shiut. Duket se studentët e Filologjikut do të mbyllin vitin shkollor dhe do të presin të kalojnë edhe shirat e vjeshtës në fakultetet e tjera.
Gazetare : Holta Zhiti