Falsifikoi dokumentet për të shmangur taksat, pranga 36-vjeçarit
Një person është arestuar nga policia pasi ka falsifikuar dokumentet me qëllim shmangien e taksave vendore.
Policia ka arrestuar 36-vjeçarin Fredi Kumanaku, banues në fshatin Kallm, Fier.
Arrestimi i tij u bë pasi ka depozituar pranë Bashkisë Fier një vërtetim me motivin se ka shlyer detyrimet e taksave vendore në Njësinë Administrative Mbrostar Ura, në shumën prej 60.000 lekë të reja, që dyshohet i falsifikuar.
Materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve.”/tvkalna.al