Falsifikuan prokurën e noteres, pranga 2 personave
Falsifikuan prokurën e posaçme të noteres, vihen në pranga dy persona. Eduart Bakalli, 38 vjeç dhe Fatos Shima, 48 vjeç, të dy banues në Tiranë janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi një operacioni të quajtur “Prokura”
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohen se kanë falsifikuar prokurën e posaçme datë 27.11.2017, të noteres me inicialet G.Sh, një prokurë me karakter autorizimin për kryerjen e veprimeve për një çështje pronësore toke në të cilin palët janë në konflikt gjyqësor.
Materialet procedurale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale të “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i vulave stampave ose i formularëve”.
/tvklan.al