“Familja e madhe” e Shtëpisë së Foshnjes Sauk (5 Janar 2001)


“Familja e madhe” e Shtëpisë së Foshnjes Sauk (5 Janar 2001)

10:35 05/01/2001

Kjo është shtëpia e foshnjes në Sauk të Tiranës. Që nga viti 1994, në këtë familje të madhe jetojnë 50 fëmijë të moshës nga 0-4 vjeç. Historitë e tyre janë nga më të ndryshmet. Këta binjakë quhen Xhonson dhe Adelina. Ata lindën 4 muaj më parë në maternitetin e Lushnjes dhe më pas nëna e tyre i braktisi. Ndërsa kjo është Perla. Ajo është vetëm 7 muajshe dhe ka lindur në maternitetin e Tiranës.

Në këtë ambjent tjetët jetojnë fëmijë nga mosha 2-4 vjeç. Krahas fëmijëve jetimë, këtu ka dhe fëmijë që vijnë nga familje të vështira me probleme ekonomike apo me prinder të divorcuar. Gjatë vitit që shkoi, 20 nga këto fëmijë me anë të birësimeve mundën që të gjejnë familje me të cilin do të lidhin jetën e tyre në atë ardhmen./tvklan.al






Të ngjashme