Familja Kotorri strehon 150 kosovarë – (28 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Mjaft familje shqiptare kanë çelur dyert për të pritur të ardhurit nga Kosova. Kjo është shtëpia e Dilaver Kotorrit, i cili ka strehuar rreth 150 kosovarë.
Dilaver Kotorri:- “Unë i mora këto sepse jam shqiptar mbi të gjitha dhe nuk mund të them gjë tjetër, perveç shqiptarizmit”.
Shtëpia e madhe ka rezervuar nga një dhomë për çdo familje. Duket se të strehuarit këtu kanë patur shancin më të mirë se të tjerët. Për ta ka ushqim, ujë të bollshëm, lavatriçe e kuzhinë për të gatuar. Ndërkohë që është menduar edhe diçka për fëmijët.
Për fëmijet është ngritur një minishkollë që funksionon me program të rregullt mësimor. Fëmijët kosovarë të strehuar në familjen Kotorri do të ndjekin intensivisht shkollën e ngritur enkas për ta./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti