Familja mbretërore, 100 mijë euro për fotot topless të Dukeshës
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit do të dëmshpërblehen me 100 000 euro pasi një revistë franceze publikoi fotot topless të Dukeshës Kate Middleton.
Sipas “BBC”, një gjykatë franceze ka vendosur se imazhet e përdorura nga “Closer” – të shkrepura gjatë kohës që çifti ishte me pushime në Provence 5 vite më parë – përbënin cenim të privatësisë së tyre. Pallati “Kensington” tha se familja mbretërore e Britanisë ishte e kënaqur me vendimin e gjykatës franceze. Gjykata po ashtu gjobiti editorin dhe pronarin e revistës “Closer “ me 45 mijë euro, maksimumi i shumës ë lejuar. Sipas medias britanike, dëmshpërblimi me nga 50 mijë euro për Dukën dhe Dukeshën përbëjnë një shumë të vogël në krahasim me 1.6 milionë eurot që kanë kërkuar avokatët e tyre. Ky vendim i gjykatës vjen pas gjyqeve kundër 6 personave, përfshirë fotografët dhe ish-editorët e “Closer”, të cilat nisën në muajin Maj./tvklan.al
[caption id="attachment_310145" align="aligncenter" width="510"] email - copertina chi -[/caption]