Familja merr përgjigjen e shumëpritur 31 vjet më vonë


Familja merr përgjigjen e shumëpritur 31 vjet më vonë

21:10 11/11/2020

16-vjeçarja Fawn Cox u përdhunua dhe u mbyt në krevatin e shtëpisë së saj në Kansas City, Missouri, SHBA, në Korrik të vitit 1989. Policia u nuk kishte arritur kurrë të gjente autorin, por falë teknologjisë së avancuar të gjenealogjisë, kjo çështje u zgjidh.

Autoritetet kanë zbuluar se vrasësi dhe përdhunuesi i të resë kishte qenë vetë kusheriri i sa, i cili vdiq vite më parë për shkak të overdozës.

Motra e viktimës thotë se i vjen mirë që më në fund morën një përgjigje, pavarësisht se asnjëherë këto përgjigje nuk janë ato që presim. Trupi i Cox u gjend nga e motra dhe e ëma, pasi lindën dyshime kur alarmi i ziles ra dhe ajo nuk e fiku.

“Unë ika ta shkundja dhe i thërrisja ta zgjoja, por kishte vdekur me kohë”, kujton Felicia Cox.

Fawn Cox punonte deri në 23:00 dhe pasi qe kthyer në shtëpi, u shtri direkt për të fjetur, pasi të nesërmen do ikte në punë përsëri. Felicia Cox shprehet se asnjë nga familjarët nuk dëgjoi zhurma atë ditë, por kujton qenin e shtëpisë që lehte./tvklan.al






Të ngjashme