Familjarët e Agim Dakës: Nuk kishim hasmëri me Cukun


Familjarët e Agim Dakës: Nuk kishim hasmëri me Cukun

19:57 10/04/2017 https://youtu.be/tNkQ66yA8KA

Dhe pse ishte shef policie, Artan Cuku kishte bërë pajtim sipas kanunit me familjen Daka.

Nga Shkodra, babai Agim Dakës, të riut që u vetëvra në 2005-ën në zyrën e Artan Cukut, në kohën kur ai ishte shef i Komisariatit numër 4 në Tiranë, tha se nuk ka lidhje me vrasjen e ish-shefit të policisë.

Prelë Daka thotë se me Artan Cukun nuk kishin asnjë problem dhe se ishin pajtuar mes tyre, sipas kanunit dhe sipas ligjit.

Nuk kemi lidhje me vrasjen e Artan Cukut. E kemi mbyllur çështjen dhe jemi pajtuar sipas kanunit. Artan Cuku ka bërë be në xhami se djali im është vetëvrarë

”, ka thënë babi i Agim Dakës, të riut që u vetëvra me armën e Cukut në Tiranë.

Këtë çështje e kemi mbyllur shumë vite më parë dhe kemi dorëzuar në polici, pamjet filmike të pajtimit të dy familjeve

”, ka thënë Prelë Daka

Të parët që u shoqëruan në polici pas ekzekutimit të shefit të policisë, ishin pjesëtare të familjes Daka. Ata kanë dhënë sqarime dhe janë lënë të lirë. Dyshimet se konflikti mes palëve nuk ishte mbyllur ende, çoi policinë drejt një piste hetimore, ajo e gjakmarrjes.

Tv Klan

 






Të ngjashme