Familjet e prekura nga tërmeti nisin të lenë hotelet


Familjet e prekura nga tërmeti nisin të lenë hotelet

19:48 10/01/2020

Rama: Do të jemi pranë tyre deri në rindërtimin e shtëpive

Familjet që kanë humbur shtëpinë nga tërmeti i 26 Nëntorit kanë nisur të lënë hotelet ku u vendosën për afro një muaj dhe janë sistemuar në shtëpi me qira pas lëvrimit të bonusit nga pushteti lokal.

Një prej tyre është dhe Dallëndyshe Luri, shtëpia e së cilës në njësinë nr. 8 në Tiranë u shpall e pabanueshme. Kryeministri dhe kryebashkiaku premtojnë se do të jenë gjithmonë pranë kësaj kategorie deri në vendosjen në shtëpitë e rindërtuara.

Në Durrës ku goditja sizmike kishte epiqendrën dhe la dhe numrin e më të madh të të pastrehëve mbi 2000 familje vazhdojnë të qëndrojnë të sistemuar në strukturat hoteliere

Tv Klan






Të ngjashme