Familjet që qëndrojnë në pallate të pabanueshme
Ndërtesat pësuan dëmtime nga tërmeti i së martës
10 nga 18 familjet e këtij pallati në Kombinat vijojnë të qëndrojnë aty, edhe pse godina është shpallur e pabanueshme prej muajit Dhjetor. Çdo lëkundje sizmike është për ta një minë me sahat.
“Lëkundjet e forta në mbrëmjen e 28 Janarit i kanë thelluar edhe në tepër dëmet në banesa, duke rritur rrezikun për këta banorë”.
Familja Seranaj është njëra prej tyre.
“Mbrëmë kur ra tërmeti u krijuan plasaritje të reja”.
Po pse nuk lëvizni?!
“Ku të shkojmë?! Qiratë kanë shkuar shumë, nuk i përballojmë dot”.
Po jetoni akoma këtu?!
“Po”.
“Janë qiratë shumë të shtrenjta, 300 – 350.
Patët dëme nga tërmeti mbrëmë?!
“Po”.
Rrezikun për banorët e shtojnë edhe depozitat e ujit mbi pallat. Tërmeti prej 4.9 ballësh që goditi vendin mbrëmjen e së martës la të paktën 3 persona të lënduar.
Ata i janë drejtuar Spitalit të Traumës në kryeqytet për të marrë ndihmë mjekësore dhe më pas janë larguar.
Tv Klan