Familjet shqiptare në krye të trafikut te drogës në Itali


Familjet shqiptare në krye të trafikut te drogës në Itali

16:57 05/05/2018

Të tjera detaje publikohen rreth dy familjeve shqiptare që drejtonin trafikun e marijuanës në Rimini në Itali, të vëna përpara drejtësisë të premten.

Mediat në Itali shkruajnë se familjet Lamaj dhe Ametaj, prej kohësh ishin të vendosura në Emilia-Romagna, në veri të Italisë, por aktiviteti i tyre kriminal shtrihej thuajse në të gjithë vendin fqinj. Krahas trafikimit të drogës nga Shqipëria në Itali, ato kishin nisur gjithashtu edhe vetë kultivimin e marijuanës.

Një fushë me të mbjella kanabisi e zbuluar nga karabinierët e Riccione-s në vitin 2015, u përkiste pikërisht këtyre familjeve. Në po atë vit, në muajin gusht, në Costa Merlata pranë Bridisit, u kap një avion piper me 128 kg marijuanë, i nisur nga Shqipëria. Në pranga në këtë operacion ra një italian dhe 27-vjeçari shqiptar Vilson Lamaj.

Antimafia e Bologna-s tha se familjet Lamaj dhe Ametaj kishin ngritur në këmbë së bashku një organizatë të vërtetë kriminale. Në total 14 persona, anëtarë të këtyre familjeve, akuzohen nga gjykata italiane për trafik ndërkombëtar droge. 7 prej tyre mësohet se po hetohen në Shqipëri, 2 ndodhen aktualisht në burg, ndërsa për 5 të tjerët u lëshua mandat arresti.

Tv Klan






Të ngjashme