Fansat kritikojnë sjelljen e Michael Bublé në video
Gruaja e Michael Bublé, Luisana Lopilato i doli në mbrojtje bashkëshortit tës saj, pasi fansat u shprehën të shqetësuar për sjelljen e këngëtarit në videot e fundit në Instagram Live.
Kohët e fundit, ata kanë qëndruar shpesh në kontakt me ndjekësit e tyre në rrjete sociale dhe kanë realizuar shumë video live, për të komunikuar më thjeshtë me ta.
Mirëpo, videoja e tyre e fundit live në Instagram ka marrë mjaft kritika, pasi këngëtari ka shfaqur një sjellje tërësisht të pahijshme ndaj bashkëshortes.
Teksa Michael ka përshëndetur ndjekësit, Luisana e ka ndërprerë partnerin duke thënë “ç’kemi” njëkohësisht me të. Kjo gjë si duket nuk i ka pëlqyer këngëtarit, i cili e ka shtyrë me bëryl.
no sé ustedes pero yo ví ésto y quedé indignada con ese trato de Michael a Luisana , en serio quedé WTF pic.twitter.com/tuzyizgQTq
— Sol🦋 (@solciadler) April 10, 2020
Por pas kritikave në drejtim të bashkëshortit, Lopilato reagoi përmes një postimi në Instagram, ku u shpreh se njerëzit flasin për familjen e saj pa ditur asgjë.
“Është e jashtëzakonshme se si veprojnë disa qenie njerëzore. Dhe gjatë një kohe kur të gjithë jemi duke lundruar nëpër një pandemi, duke jetuar me momente bllokimi, ankthi, frike, vetmie, pasigurie të të gjitha llojeve! Ne mblidhemi çdo ditë me burrin tim, për të sjellë pak gëzim, argëtim dhe shpresë, dhe tani ne duhet të merremi dhe të shohim se si disa njerëz me qëllime të keqija dalin duke thënë gjëra për familjen tonë, pa ditur asgjë për ne”.
Më tej, ajo shton se ajo nuk ka asnjë dyshim se kushështë burri i saj .
“Pas gjithë dhimbjes që kemi përjetuar, dua që ju të gjithë ta dini se unë nuk kam asnjë dyshim se kush është burri im dhe se unë do ta zgjidhja përsëri një mijë herë më shumë! Nuk është e drejtë! Ata po ndajnë gënjeshtra dhe unë nuk do ta lejoj sepse ata po tregojnë mungesë respekti ndaj familjes time. Unë i lë pasojat tani Zotit, pa pasur nevojë të shtoj më shumë dhe të bëj atë që mendoj se është e drejtë, kur dikush merret me familjen time. Bota ka nevojë për dashuri, shpresë, moral, unitet dhe solidaritet tani më shumë se kurrë. JO ata lloj njerëzish”. /tvklan.al