Fansat në pritje të albumit, por Rihanna…
Fansat e Rihannës po e presin me padurim albumin e saj të ri të quajtur “R9”, por kjo e fundit tregon se nuk është gati të bëjë lançimin. Këngëtarja 31-vjeçare shprehet se nuk është në dëshirën e saj publikimi i një albumi të ri.
Ky fakt i ka prekur jo pak ndjekësit e saj në Twitter, të cilët kërkojnë prodhime të reja muzikore dhe jo vetëm produkte nga Fenty Beauty. Kështu, ata i kërkojnë artistes që ta lërë pak mënjanë punën si biznesmene dhe të fokusohet më shumë në profesionin si këngëtare dhe tekstshkruese.
Klan Plus