“Fantazma e Dianës” shkakton reagime të forta
Shikuesit kanë dalë kundër BBC, duke i dalë në krah Dukës së Cambridge dhe Princit Harry, pasi në serialin e ri “King Charles III”, u shfaq fantazma e Dianës.
Në film, fantazma e Princeshës së ndjerë përndjek Mbretin Charles, ashtu sikurse edhe dy djemtë e saj. Disa e kanë konsideruar këtë si “tallje me familjen mbretërore”. Ndërsa të tjerë kanë shfaqur kritika për filmin, pasi sipas tyre nuk tregon realitetin.
Të shumtë kanë qenë ata që zgjodhën Twitter -in për të shprehur pakënaqësinë e tyre.
“Nuk e kisha menduar kurrë se do të ofendohesha nga ndonjë gjë në televizion, Charles II ishte fyes dhe tallje ndaj mbretërorëve”
, shkruante një përdorues. Ndërsa një tjetër shprehej se çdo gjë në film ishte e dobët, si aktrimi ashtu edhe personazhet që luajnë karakteret të familjes mbretërore.
Ky show televiziv është i bazuar në një shfaqje teatrale me të njëjtin emër, që nis me vdekjen e Elizabetës së II dhe tregon rrugën e Princit Charles drejt fronit.
Por në vend se të ecë në hapat e nënës së tij, Charles vendos që ta përdorë pushtetin për të ndërhyrë në qeveri./tvklan.al