Faqja e zezë e peshëngritjes shqiptare


Faqja e zezë e peshëngritjes shqiptare

15:57 16/01/2018

Sukseset e peshëngritësve shqiptarë janë shoqëruar thuajse gjithnjë me skandalet e përdorimit të dopingut. Prej më shumë se 10 vitesh, rastet e peshngritësve pozitivë në testet antidoping kanë njollosur, madje nxirë reputacionin e këtij sporti në Shqipëri. Historia nisi me Ilir Kafaranin i cili në 2005 mori pezullim të përjetshëm nga ky sport.

Fetije Kasaj e Shqiponja Brahja janë femrat e para të kapura me doping në aktivitetet ndërkombëtare. Romela Begaj është rasti më i fundit, por 31-vjeçarja ka rezultuar edhe 4 vjet më parë pozitive në Botërorin e Kazakistanit. Në këtë kampionat u gjetën me substanca të ndaluara edhe Daniel Godelli, Arber Çerçizi dhe Hysen Pulaku që u ndëshkuan rëndë.

Ky i fundit madje u gjet pozitiv edhe në Lojërat Olimpike të Londrës. Briken Çalja rezultoi pozitiv në Lojrat Mesdhetare Mersin 2013. 17-vjeçari Arbër Çerçizi kishte përdorur substancë të ndaluara po në 2013 kur mori pjesë në Europian.

Rasti më i bujshëm ishte ndoshta ai i Erkand Qerimajt i cili u shpall kampion europe dhe më pas rezultoi se kishte marrë një substancë që e ndihmonte në përqëndrim dhe rritje të forcës. Në 2012 për shkak të skandalit të dopingut me sportistët e saj edhe Federata e Peshëngritjes u pezullua për 6 muaj.

Tv Klan






Të ngjashme