Farmacite të ndaluara të tregtojnë artikuj kozmetike (9 Dhjetor 1998)
Farmacistët janë ankuar se Ministria e Shëndetësisë ua ka ndaluar të tregtojnë produkte kozmetike nëpër farmaci. Ky shqetësim është ngritur kohët e fundit nga punonjësit e farmacive. Kjo pasi Ministria e Shëndetësisë me një vendim të saj ka ndaluar shitjen e kremërave, shampove dhe artikujve të tjerë të këtij lloji.
Ministria e Shëndetësisë kur ka marrë këtë vendim është shtyrë me qëllimin për të eliminuar çdolloj keqpërdorimi nga ana e farmacistëve. Ndërsa vetë farmacistët shprehen se një vendim i tillë është absurd sepse vendi më i sigurtë ku mund të garantohet cilësia dhe skandenca e këtyre produkteve janë vetëm farmacitë.
Kjo praktikë ngulmojnë ata, është e njohur dhe në botë. Por kjo nuk i ka bindur shumë krerët e Ministrisë së Shëndetësisë të cilët nuk i lejojnë gjithsesi farmacistët të tregtojnë artikujt e kozmetikës. Ndaj tani këto artikuj, mund të gjenden kudo si në trotuaret gjithë pluhur, kioskat pa leje por vetëm në farmaci jo./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj