Farmacitë, vaksina në treg – (22 Korrik 1999)


Farmacitë, vaksina në treg – (22 Korrik 1999)

18:42 22/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Tashmë edhe farmacitë private do të tregtojnë vaksina. Ministria e Shëndetësisë, Drejtoria e Kujdesit Shëndetësor Parësor dhe Drejtoria Farmaceotike vendosin urdhra mbi administrimin e vaksinave në rrjetin farmaceotik privat. Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse në qarkullim hidhen pesë vaksina, kundër hepatit viral B, A, vaksina kundër gripit, etj.

Sipas specialistëve përdorimi i këtyre vaksinave kërkon zbatimin e rregullave të veçanta. Vaksina si produkte biologjike mjaft të ndjeshme ndaj temperaturave mjaft të larta ose të ulta dhe agjentëve të ndryshëm kimik, efekti i tyre vaksinal i imunizimit duhet të ruhet në kushte frigoriferike.

Çdo farmaci që tregton vaksina duhet të disponoj dokumentacionin e blerjes së vaksinës përfshi këtu edhe çertifikatën e origjinës. Detyrimi i vaksinimit nga shteti është nga 0-14 vjeç të tjerat do të mbulohen nga private./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme