Farudin Arapi intervistë (23 Janar 1999)


Farudin Arapi intervistë (23 Janar 1999)

16:08 23/01/1999

Flet Farudin Arapi.

Gazetarja: Sa efikase do të jenë ato projektvendime që miratoi Parlamenti Shqiptar para disa ditësh?

Farudin Arapi: Kjo paketë vendimesh që u miratua ka të bëje me efekte pozitive në interes të përfitimit të një vlere sa më të madhe për kreditorët, në grumbullimin e vlerave financiare nga ana e tyre. Sigurisht nevoja e domosdoshme për t’a përshpejtuar këtë proces në afatet kohore që ne në bashkëpunim me të gjithë institucionet vendimmarrëse siç do të jenë Prokuroria në rastin konkret, ato që kemi me proces hetimi dhe gjykimi,
por edhe me grupin e ekspertëve administratore që janë pranë këtyre kompanive, do të fillojnë të arkëtojnë detyrimet e tyre me qëllim që të krijohet një premisë e domosdoshme që pas largimit të dy institucioneve të fillojmë me procesin e rishpërndarjes së tyre financiare të tyre.

Gazetarja: Atëherë deri ku ka shkuar procesi i transparencës?

Farudin Arapi :Dihen disa transferta financiare, dhe thashë një grup i veçantë i organit të Prokurorisë po investigon duke dalë jashtë territorit të Shqipërisë të kësaj periudhe, që do të shërbejë si bazë për riatdhesimet e tyre, një moment prapë i rëndësishëm është që kemi filluar procesin e shitjes së të disa aseteve me vlera financiare jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë./tvklan.al






Të ngjashme