Farudin Arapi për kreditorët e firmave piramidale (28 Gusht 1998)


Farudin Arapi për kreditorët e firmave piramidale (28 Gusht 1998)

15:42 28/08/1998

Në Shtator kreditorët e firmave të falimentuara, “Global Futz”, “Fabiona” dhe ” Flora Company” do të fitojnë vlerat financiare të grumbulluara nga shitja e aseteve. Sipas Farudin Arapit brenda vitit 1998 të gjithë kreditoret e kompanive piramidale do të likujdohen në bazë të koeficienteve të përllogaritura.

Ish presidentët e firmave piramidale nuk janë të ligjshëm. Mashtrimet dhe abuzimet që janë bërë me paratë e kreditorëve janë përfshirë në 8 dosje. Farudin Arapi bëri të ditur se do të kërkojë ndjekjen penale të Gëzim Hoxhës dhe njerëzve të tij që shkaktojnë incidente për qëllime politike./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme