“Fast & Furious 8” thyen të gjitha rekordet
Filmi i shumëpritur “Fast & Furious 8” ka thyer në gjitha rekordet sa u përket arkëtimeve duke siguruar rreth 532 milionë dollarë të ardhura në fundjavën e parë të shfaqjes në kinematë anekënd botës.
Filmi “aksion thriller” me yjetVin Diesel
,Michelle Rodriguez
dheDwayne Johnson
arriti të sigurojë më shumë të ardhura edhe se “Star Wars: The Force Awakens”, i cili tashmë kalon në vend të dytë e 529 milionë dollarë (Dhjetor 2015). Ndërsa në vend të tretë kalon “Jurassic World”, i cili në fundjavën e parë mblodhi 525.5 milionë dollarë. Seria e mëparshme e “Fast & Furious”, 7-a, ka arritur të mbledhë vetëm 397.7 milionë dollarë në fundjavën e debutimit. Megjithatë, “Fast & Furious 8” ka ngelur pas 7-ës sa u përket të ardhurave të mbledhura në Amerikën e Veriut, 100.2 milionë dollarë, përkundër $147.2 milionë dollarë të 7-ës. Pika më e fortë e “Fast & Furious 8”, i titulluar “The Fate of the Furious in the US” ishin shitjet jashtë Amerikës, ku filmi mblodhi 423.3 milionë dollarë. Filmi shënoi të ardhura rekord edhe nga Kina, ku vetëm në tri ditët e debutimit, arriti të sigurojë 190 milionë dollarë. Filmi, në të cilin luajnë edhe aktorë shqiptarë, po shfaqet edhe në kinematë në Tiranë. /tvklan.al