Fati i “akrobatit” shqiptar


Fati i “akrobatit” shqiptar

10:31 24/05/2020

Një shqiptar 30-vjeçar është vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi hyri në një apartament për të grabitur, por gjithçka shkoi keq. Identiteti i të riut nuk bëhet i ditur, por mësohet se ishte një fqinj në ndërtesë që e pikasi.

Për mediat italiane, shqiptari ka marrë nofkën “akrobati”. Policia ndërhyri menjëherë sapo mori njoftimin. Kur shkuan tek dera e apartamentit ata kuptuan se dikush fshihej brenda.

Sapo kuptoi që policët i ishin vënë nga mbrapa, 30-vjeçari nuk mendoi dy herë dhe u përpoq të arratisej. Siç duket nga pamjet, ai zbret një kat më poshtë përmes ballkonit pas asnjë problem.

Në shtëpinë tjetër ku hyri ai gjeti një grua, e cila ishte duke gatuar në kuzhinë. Më pas, shqiptari u përpoq që të largohej përmes shkallëve, por çdo dalje ishte bllokuar.

Gjatë kontrollit atij iu sekuestruan bizhuteri ari, vlera e të cilave arrinte deri në 10 mijë euro. Në komisariat u zbulua ndër të tjera se ndaj shqiptarit kishte një dënim me dy vjet e gjysmë burg për grabitje dhe dokumente false./tvklan.al






Të ngjashme