Fati i atyre që tentuan grushtin e shtetit…


Fati i atyre që tentuan grushtin e shtetit…

08:00 18/07/2016

Pasojat për ata që tentuan të hidhnin qeverinë në Turqi me anë të një grushti shteti nuk do të jenë të lehta.

Këtë e tregon edhe kjo fotografi në të cilën shihen me dhjetëra ushtarë turq të zhveshur, në ambientet e një palestre gjimnazi.

Ushtarët shfaqen pa uniformat e tyre e të prangosur, teksa ndodhen të shtrirë në dysheme në një shkollë në lindje të Turqisë.

Ky grup ushtarësh është pjesë e më shumë se 6 mijë rrebelëve të arrestuar pas grushtit të dështuar të shtetit të së premtes në mbrëmje, ku mbetën të vrarë të paktën 250 persona, ndërsa të plagosur më shumë se 1500./tvklan.al






Të ngjashme