Fati i fëmijës që u hodh në plehra nga nëna 24-vjeçare


Fati i fëmijës që u hodh në plehra nga nëna 24-vjeçare

13:51 19/12/2019

Një 24-vjeçare është vënë në pranga nga policia pasi kishte lënë fëmijën në një kosh plehrash. Ngjarja ndodhi në qytetin e Kallamatës në Greqi. Bebja që mendohet se është vetëm disa ditësh, u zbulua të mërkurën nga një banore e zonës, e cila dëgjoi të qarat që vinin nga kazani.

Jeta e foshnjës ka shpëtuar mrekullisht pasi kamioni që mbledh mbeturinat raportohet se është vonuar për të mbledhur mbetjet.

“Foshnja ishte fatlume në fatkeqësinë e saj. Kishte një vonesë në mbledhjen e mbeturinave. Kamionët e mbeturinave jo vetëm që ngarkojnë mbetjet, por edhe i shtypin ato”, tha kryetari i Bashkisë së Kallamatës për një intervistë.

Personi që gjeti beben ishte Vassiliki Tsoni. Ajo tha se e gjeti atë në një qese letre. Sipas saj, fqinjët kujtonin se të qartat ishin të ndonjë koteleje dhe jo të njeriut. Ishte policia që shkoi në vendin e ngjarjes dhe bëri të mundur shpëtimin e bebes që u dërgua në spital menjëherë.

Menjëherë më pas ata ndaluan nënën e fëmijës, që raportohet se është gjeorgjiane. Ajo u arrestua për tentativë vrasjeje./tvklan.al






Të ngjashme