Detaje/ Kush janë dy italianët e kapur me gomone, dyshohen për trafik droge
Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja sa i përket gomones së sekuestruar, mbrëmjen e djeshme. Sipas policisë rreth orës 22:02 është bllokua në Gjirin e Gjipeut, rreth 0,5 milje larg bregut, gomonia me një motor mërkuri 250 hp, 8 m e gjatë dhe 2 m e gjerë.
Në bordin e këtij mjeti lundrues ndodheshin dy shtetas italianë: G.M., 49 vjeç dhe M.Ch., 40 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet lundrues nuk është konstatuar asnjë send apo material i kundraligjshëm.
Dy shtetasit italianë janë persona me precedent kriminal në drejtim të trafikimit të lëndëve narkotike. Këta shtetas janë pajisur me Vendim të Gjykatës Italiane për të mos dalë nga shteti i tyre.
Dy italianët janë shoqëruar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe më pas janë marrë nga Policia Kufitare me qëllim kryerjen e veprimeve për tu proceduar për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufijve”./tvklan.al