Fati i letrave me vlerë (7 Qershor 2000)
Letrat me vlerë u shpërndanë 5 vjet më parë. Në fund të vitit 1995 1 milion e 100 mijë shqiptarë morën shumë shpejt një letër që shumë shpejt ata e quajtën letër me vrimë apo dhe letër higjenike. 45 vitet e ndërtimit të socializmit, djersa, gjaku, vuajtjtet nëpër burgje, kooperativat, veprat e 5 vjeçarëve dhe gjithçka tjetër u mblodhën, u pjesëtuan dhe më pas u shpërndanë. Sipas ekonomistëve, gabimi filloi që në momentin kur pasuria kombëtare nuk u vlerësua ndërsa strategjia e privatizimit nuk u përcaktua qartë.
Për pasojë letrat me vlerë dolën vetëm në tregun e zi me 1/10 e vlerës së tyre. Deri në vitin 1996 letrat me vlerë u pranuan në privatizimin e 100 ndërmarrjeve shtetërore. Në këtë periudhë ata njohën kulmin në treg duke arritur pranë 1/3 së vlerës. Një vit zgjati jeta e tyre. Tani vetëm dy vetë i qarkullojnë në treg letratme vlerë njëri prej të cilëve është dhe ky kambist. Ai shprehet se kjo situatë ka çuar që paratë të jenë të bllokuara.
Një familje të rriturish pra me dy prindër në prag pensioni dhe dy fëmijë që kanë mbaruar shkollën dhe janë në punë,nga pasuria kombëtare kanë përfituar aq lekë sa për të pirë një birrë të madhe tek Hotel Rogner. Dikur shteti licensoi fondin e investimeve për të mbledhur dhe administruar letrat me vlerë. 45 mijë shqiptarë dorëzuan bonot e thesarit pranë këtij fondi. Në këtë mënyrë ky fond investimesh do të privatizonte ndërmarrjet e mëdha dhe ne do të bëheshim aksionerë. Por më pas vetë shteti e nxori këtë shoqëri jashtë tenderave./tvklan.al