Fati i sezonit të Superligës
Shulku: Mbyllet në fund të Korrikut ose në Gusht
UEFA po kërkon me ngulm që kampionatet të mbyllen në fushë duke vendosur edhe data të reja për shkak të përhapjes së koronavirusit në Europë.
Federatat kanë marrë udhëzimet dhe Sekretari i Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku sqaron mundësitë për kalendarin.
“Kampionatet të mbyllen brenda fundit të korrikut, që përkon me 20 Korrikun dhe opsioni i dytë fillimi i Gushtit. Nëse realizohet opsioni i parë të gjithë vendet do të kenë mundësi të mbyllin kampionatet e tyre, por edhe ospioni dytë e kanë të mundur duke ngjesur pak kalendarët”.
Futbolli mendohet që të rinisë në Qershor. Në Shqipëri po bëjnë përpjekjet që sezoni të përfundojë rregullisht te të dy trofetë.
“Padiskutim që do të zhvillojmë edhe kampionatin edhe Kupën e Shqipërisë, pasi në të dy opsionet është llogaritur që të kemi fitues kampionati dhe fitues kupe”.
Nga këto aktivitete do të vendosen edhe skuadrat që do të marrin pjesë në Kupat e Europës.
Tv Klan