Fati tragjik i emigrantëve afrikanë


Fati tragjik i emigrantëve afrikanë

08:20 07/09/2018

Pesë emigrantë u mbytën dhe 193 u shpëtuan në pjesën perëndimore të Detit Mesdhe, njoftoi të enjten roja bregdetare spanjolle. Spanja është bërë pika hyrëse kryesore për emigrantët që largohen nga Afrika, për të kërkuar një jetë më të mirë në Evropë, ndërsa qeveria e re populiste e Italisë refuzon të pranojë anije shpëtimi.

Me dhjetëra emigrantë zbritën nga një anije shpëtimi të enjten në portin e Motril-it, në rajonin jugor të Andaluzisë. Numri i atyre që janë gjetur të vdekur në ujërat spanjolle apo që rezultojnë të humbur e ka tejkaluar tashmë 153, të raportuar vetëm vitin e kaluar nga roja bregdetare.

Deri në fund të Gushtit të këtij viti u raportuan 155 emigrantë të vdekur ose të humbur, pa përfshirë vdekjet e fundit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, një numër prej 33,195 emigrantësh të paligjshëm kanë hyrë në Spanjë deri në fund të Gushtit, ose dyfishi i numrit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./VOA






Të ngjashme