Fati tragjik i shqiptarit: U ngrit në këmbë pas aksidentit, por…


Fati tragjik i shqiptarit: U ngrit në këmbë pas aksidentit, por…

09:54 17/11/2020

Një shqiptar në Itali ka ndërruar jetë disa ditë pasi u aksidentua nga një makinë. Gjarja ndodhi në Castiglione di Cervia të mërkurën e kaluar. Viktima është 46-vjeçari Qani Terziu.

Ai u përplas nga një makinë “Range Rover” teksa po udhëtonte me një biçikletë. Aksidenti ndodhi pasdite rreth orës 17:30. Sipas policisë, Terziu u përplas nga një makinë e drejtuar nga një rumun, 39-vjeçar.

Fillimisht, shqiptari ishte ngritur pas përplasjes dhe dukej i ndërgjegjshëm për aksidentin. Megjithatë autoritetet morën masa dhe e dërguan në spital. Gjendja shëndetësore e 46-vjeçarit u rëndua ditë pas dite, derisa të hënën humbi jetën.

Policia po hap tashmë hetime për vrasje në rrugë për këtë ngjarje tragjike./tvklan.al






Të ngjashme