Fatmir Hysenbelliu: Në Dhjetor bëra operacion për…


Fatmir Hysenbelliu: Në Dhjetor bëra operacion për…

18:38 29/01/2020

Fatmir Hysenbelliu është një personazh mjaft i njohur dhe që gjithmonë tërheq vëmendjen për gjithçka që bën. Ai prej disa vitesh i është përkushtuar biznesit të familjes dhe është zv/president i “Hysenbelliu Group”, i cili kujdeset për pjesën e marketingut të kompanisë.

I ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, ai ka rrëfyer disa detaje interesante për jetën e tij private, por jo vetëm.

Përsa i përket karrierës si futbollist, Hysenbelliu ka luajtur në rolin e mesfushorit, me disa skuadra të njohura në vend dhe jo vetëm.

Ndonëse nuk është më aktiv në futboll me një skuadër të caktuar, ai në studio ka treguar se është pjesë e një sporti tjetër që quhet minifutboll.

“Unë e kam lënë futbollin si profesionist prej 5 vitesh, sepse angazhimet në punë, me biznesin dhe tani luaj një sport tjetër që quhet minifutboll. Është një sport që të merr më pak kohë dhe ushtroj këtë sport që luhet 6 kundër 6. Ky sport ka kombëtaren e vetë, ka ekipet, të gjitha, por nuk është aq popullor. Organizohet një kampionat në Shqipëri dhe çdo vit mblidhesh me kombëtaren dhe ekipi më i mirë shqiptar shkon luan me ekipet e tjera evropiane, që kanë dalë kampione në vendet e tyre. Ekipi jonë këtë vit doli i katërti në rang evropian dhe ishte një arritje e madhe për një ekip shqiptar”.

Disa muaj më parë, Fatmiri në kompeticionin e fundit me kombëtaren ka pësur lëndime ne gju dhe i është dashur t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Në kompeticionin e fundit me kombëtaren që e kishim në Bosnjë, ishte një ndeshje kundër Kroacisë dhe tek ky turne unë u dëmtova, pata një dëmtim në gju. Pastaj kisha një kompeticion tjetër pas një muaji, kështu që shpejtova pak rikuperimin, e dëmtova sërish këmbën dhe u bë gati për operacion. Në Dhjetor operova kroçatin dhe meniskun. Rehabilitimi zgjat 6 muaj, kush janë profesionistë dhe 9 muaj deri në një vit për ata që angazhohen më pak me sport. Pra minimumi 6 muaj. Gjendje shtrati kam ndenjur 5 ditët e para”. /tvklan.al






Të ngjashme