Fatmir Limaj akuzohet sërisht për korrupsion


Fatmir Limaj akuzohet sërisht për korrupsion

20:09 19/02/2014 limajIsh-ministri i Transporteve është marrë i pandehur në një çështje të re, sëbashku me dy persona të tjerë. Ata pretendohet se ka dëmtuar buxhetin e Kosovës për shumën e 890 mijë eurove dhe akuzohen konkretisht për: krim të organizuar; përvetësim; lidhje të kontratave të dëmshme; keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe të autoritetit dhe mitmarrje. Hetimin është udhëhequr nga një prokuror ndërkombëtar i EULEX dhe është kryer në bashkëpunim mes njësive përkatëse të krimit ekonomik dhe korrupsionit të Policisë së Kosovës dhe misionit europian. Sipas prokurorit ndërkombëtar, Limaj dhe 2 bashkëpunëtorët e tij i kanë kryer këto vepra penale gjatë vitit 2008.





Të ngjashme