Fatmir Mediu, intervistë (22 Dhjetor 1999)


Fatmir Mediu, intervistë (22 Dhjetor 1999)

11:32 22/12/1999

Fatmir Mediu: Së pari unë jam i kënaqur që përveç opozitës që në takimet e fundit kur zoti Simitis ishte në Tiranë e ngriti çeshtjen çame, kësaj radhe ngrihet edhe nga Kryetari i Qeverisë dhe ky është hapi i parë. Natyrisht nuk pres ndonjë reagim pozitiv për momentin, ky është problem negocimesh, ka një histori që përsëritet sepse përpara disa vjetësh kemi qënë në tratativa për ta futur në rrugët e bashkëpunimit ndërqeveritar problemin e çeshtjes çame derisa u rrit me ngritjen e komisioneve të përbashkëta të dy ministrive të jashtme që do të trajtonin probleme dhe një ndër ato do të ishte dhe problemi çam. Unë shpresoj që Greqia si anëtare e Komitetit Europian do të dijë të respektojë të drejtat dhe liritë themelore sidomos në raportet me pronësinë të cilat janë të detyrueshme për zbatim për të gjitha vendet që janë anëtarë të Këshillit të Europës, por sidomos ato që janë anëtarë të Komunitetit Europian. Brenda këtyre standarteve dhe këtyre kërkesave të legjislacionit ndërkombëtar Greqia duhet të bëjë të gjitha veprimet që popullsise çame t’i njihet e drejta e pronësisë dhe të drejta të tjera të cilat janë mohuar gjatë kohës së shpërnguljes me forcë nga Greqia./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme