Fatmir Mediu intervistë (3 Dhjetor 1999)


Fatmir Mediu intervistë (3 Dhjetor 1999)

15:39 03/12/1999

Nuk kam shkuar në Amerikë për biznes, kështu ka deklaruar sot kryerepublikani Fatmir Mediu i akuzuar kështu nga krerët aktualë demokratë. Sipas tij ndarja e përgjegjësive në faktorin mbarëshqiptar pas luftës në Kosovë, ka qënë qëllimi real i vizitës në Amerikë.

Fatmir Mediu: Nuk kam asnjë biznes as në Amerikë as me zotin Pollo. Qëllimi i pjesëmarrjes në këtë festë ishte siç e thashë më sipër ndarja e përgjegjësive me të gjithë elementët shqiptarë, qoftë ata të Diasporës, qoftë troje të tjera etnike, për të bashkërenduar politikat në mënyrë që ne të ecim në mënyrë të përbashkët përballë atyre shanseve që na u krijuan pas luftës në Kosovë. Nuk mund të futet PR-ja në konsideratën e individëve ose në lojën politike të individëve të caktuar. Është punë e tyre mënyrën se si e konceptojnë, nëqoftëse duan ta përçajnë opozitën kjo është rruga më e mirë, për të lënë në pushtet socialistët me gjithë këto probleme që ka shoqëria shqiptare. Nëqoftëse duan të shikojnë përtej hundës tyre përtej interesave personale të individëve të caktuar mendoj që duhet të shikojnë rrugët e koordinimit real të vlerave që krijon gjithsecila parti politike./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme