Fatmir Mediu intervistë (9 Shtator 1999)
Intervistë me deputetin republikan zotin Fatmir Mediu.
Fatmir Mediu: Unë mendoj që zoti Pollo ka hedhur ide konkrete të kooperimit politik të opozitës shqiptare. Kjo nuk ka të bëje më tashmë me histori të kaluara të bashkëpunimeve të koalicioneve të cilat kuptoheshin si bashkëpunime të individëve për përfitime të caktuara, por mendoj që ka të bëje me kooperim idesh e cila është më e vlefshme dhe natyrisht
është për kooperim vlerash dhe jam i kënaqur që zoti Pollo është në këtë lloj terreni. Një delegacion i opozitës do të ketë një vizitë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mendoj që do të jetë e vlefshme edhe shkëmbimi me idetë me partnerin politik tashmë më strategjik të Shqipërisë dhe mendoj që kjo do të vlejë dhe për ardhmërinë politike të Shqipërisë. Kooperimi është i domosdoshëm.
Gazetari: Çfarë nënkuptoni ju me marrëveshje të ashpër politike në prag të zgjedhjeve elektorale?
Fatmir Mediu: Unë mendoj që ajo që është e nevojshme është të hidhet hapi i parë, bashkëpunimi mbi idetë konkrete pastaj hapat e tjerë shikohen natyrisht në zhvillime të mëtejshme./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame