Fatmir Mediu intervistë për aleancën me Sali Berishën (22 Gusht 1998)
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu jep një intervistë për aleancën me Partinë Demokrate, ftesë kjo e bërë nga lideri demokrat Sali Berisha. Sipas Fatmir Mediut aleanca me Partinë Demokratike është e natyrshme brenda formacionit por ky vendim do të merret në momentin e duhur.
” Partia Republikane në kongresin e saj ka përcaktuar si aleatin e natyrshëm një nga forcat brenda formacionit E Djathta e Bashkuar. Përsa i përket aleancës që mund të jetë në qeverinë e ardhshme të Partisë Demokratike ky vendim do merret në momentet kur fuqia e Partisë Republikane do jetë e nevojshme për bashkë qeverisje. Por kjo gjë tani për ne është e papranueshme sepse Partia Demokratike ka shumë pika që nuk janë të njëtat me Partinë Republikane.“- është shprehur ai./tvklan.al
Gazetar: Endri Xhafo