Fatmir Mediu intevistë për refugjatët kosovarë (28 Mars 1999)


Fatmir Mediu intevistë për refugjatët kosovarë (28 Mars 1999)

13:22 28/03/1999

Republikani Fatmir Mediu flet për ardhjen e refugjatëve nga Kosova.

Fatmir Mediu: Mbështesim popullin e Kosovës, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe dënojmë të gjitha masakrat që po bën Millosheviçi. Pra e shikoj një gjë fare normale që duhet kryer dhe duhet të vazhdojë dhe në drejtime të tjera dhe është pjesë ndoshta edhe e asaj që është shprehur për një mbrojtje të vullnetshme të gjithë shqiptarëve, por mendoj që duhet dhe një përcaktim i një strategjie të përbashkët e cila duhet pastaj të zbatohet në praktikë.

Gazetari: Mendoni që është koha për veprime konkrete, pra për të shkuar në ndihmë në një mobilizim të përgjithshëm.

Fatmir Mediu: Unë mendoj që është koha për veprime konkrete por mendoj së pari është koha për diskutime dhe rakordime konkrete të problemeve dhe pastaj të hidhemi në aksione konkrete. Mendoj që gjendja është tepër shqetësuese. Zhvillimet e natës së fundit, ardhja e një numri të madh të kosovarëve tregojnë tendencën për spastrim etnik dhe ndoshta për një ndarje të Kosovës në dy pjesë nga ana e Millosheviçit. Dhe ne duhet të jemi të përgatitur si nga ana politike por dhe nga veprimtaria konkrete, në terren, në praktikë qoftë për të ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës por edhe popullsinë civile./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme