Fatmir Mediu konferencë – (24 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Vizita dhe takimet e kreut të republikanëve në SHBA kanë qenë pikat kryesore të konferencës së sotme për shtyp. Mediu ka theksuar në këto takime se ideja e ndarjes së Kosovës jo vetëm nuk do të zgjidhte problemet e shqiptarëve, por përkundrazi do të zgjaste pafundësisht konfliktin.
Republikanët kanë mbështetur qëndrimin e fundit të marra nga shtetet anëtare të Natos në samitin e Uashingtonit. Ata kanë propozuar ngritjen e grupeve të punës për menaxhimin e situatës duke u përbërë nga specialistë të gjithë spektrit politikë.
Republikanët i kanë kërkuar Majkos të vendos kontakte periodike me të gjitha partitë parlamentare si dhe të ketë përgjegjësi dhe të denoncoj çdo manipulim që bëhet me ndihmat./tvklan.al
Gazetar – Aldon Lipe