Fatmir Mediu: Republikanët të përkushtuar në mbështetjen e këshillave qytetare (3 Shtator 2000)


Fatmir Mediu: Republikanët të përkushtuar në mbështetjen e këshillave qytetare (3 Shtator 2000)

14:18 03/09/2000

Partia Republikane ka hapur fushatën e saj zgjedhore ku në ritmet e këngëve të tyre, hapjen e kanë bërë këngëtaret Irma dhe Eranda Libohova. Mesazhet për zgjedhje të ndershme i ka përcjellë Sabri Godo. Ndërsa kryerepublikani Fatmir Mediu, denoncoi rritjen e kriminalitetit pas heqjes së dënimit me vdekje.

“Nuk mund të pranojmë të vriten fëmijë, gra dhe të pafajshëm dhe kriminelët të lëvizin të lirë. Intelektualët nuk mund të jenë pritës të suksesit të tyre. Ata duhet t’a ndërtojnë atë duke vendosur vlerat e mendimit të tyre mbi mediokritetin politik dhe qeverisës. Ata duhet të angazhohen. përkushtohen në përpjekje për të zëvendësuar imoralin me moralin, antivlerën me vlerën. Ata duhet të shkojnë drejt sukesit. Ne do të jemi bashkëudhëtarë të atyre sepse vetë kandidatët tanë janë intelektualë të shquar, të aftë dhe të përkushtuar. Fitorja e republikanëve është vendosja në drejtim dhe në administratë i njerëzve të aftë dhe të përkushtuar të cilët do të kenë mbështetjen e këshillave qytetare.”/tvklan.al






Të ngjashme