Fatmir Mediu, Zef Bushati dhe Vili Minarolli intervistë për mitingun demokrat (28 Gusht 1998)
Përfaqësues të Opozitës janë shprehur në një intervistë për mitingun e Partisë Demokratike. Fatmir Mediu tha se protestat demokratike janë një nga rrugët e zhvillimit në vend. Sipas tij protestat duhet të jenë brenda normave dhe ligjeve në Shqipëri.
Kryetari i partisë Demokristiane Zef Bushati u shpreh se mitingu demokrat filloi qetë pavarësisht eksaltimit dhe parrullave të njerëzve ku pati dhe ndonjë konflikt. Të gjitha këto vijnë si pasojë e politikës në përgjithësi. Sekretari i Partisë Demokratike Vili Minarolli deklaroi se mitingu i djeshëm ishte një proteste paqësore kundër qeverisë./tvklan.al
Gazetar: Endri Xhafo